Deklarata tronditëse e Hashim Thaçit ku thotë se kurrë s’ka luftuar: Kam qenë larg fronteve të luftës

Aktuale

Deklarata tronditëse e Hashim Thaçit ku thotë se kurrë s’ka luftuar: Kam qenë larg fronteve të luftës

Nga: N.Sh. Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:42
Hashim Thaçi

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit së bashku me liderin e PDK-së, Kadri Veselin, nga Gjykata Speciale u është ngritur aktakuzë

Prokuroria Speciale në Hagë, dy muaj më herët, pikerisht në ditëlindjen e Hashim Thaçit ka ngirur aktkauzë kundër tij dhe kundër Kadri Veseli për veprën penale të krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit, ku sipas prokurorit janë rreth 100 viktima, shkruan gazeta "Bota sot".

Në aktakuzën e Specialës këta akuzohen edhe për vrasjet politike.

Pas kësaj aktakuze, në Kosovë kemi pas shumë reagime, duke thënë se po gjykohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirëpo, në një deklaratë disa vite më parë të Hashim Thaçit dhënë mediave ndërkombëtare, presidenti aktual thotë se kurrë nuk ka qënë në vijën e parë të frontit.

Ai ka thënë se, roli i tij në luftën çlirimtare nuk ka qenë në vijën e parë të frontit.

“Unë kam qenë larg fronteve të luftës. Lufta ime ka qenë politike. Ne e kemi mundur Serbinë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo ka qenë fitore e madhe”, ka thënë Thaçi kur është pyetur nëse ka vrarë vetë ose ka dhënë urdhër për të vrarë dikë.

Ai është pyetur edhe për akuzat e Dick Martyt për organet.

“Kurrë nuk kam dhënë urdhër që kanë shkelur ligjet ndërkombëtare. Ne kemi thyer ligjet e Millosheviqit, që kanë qenë diskriminuese. Sa u përket akuzave për organet, për herë të parë kam dëgjuar nga raporti i Dick Martyt. Kurrë nuk besoj se ndonjë ushtar i UÇK-së ka marrë organe të civilëve. Është një tregim fanatastiko-shkencor që nuk mund ta besoj. Askush nuk e beson”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat