Zbulohet mënyra se si mund të shkarkohet Goran Rakiç, edhe nëse heziton kryeministri Hoti

Aktuale

Zbulohet mënyra se si mund të shkarkohet Goran Rakiç, edhe nëse heziton kryeministri Hoti

Nga: N. H Më: 8 korrik 2020 Në ora: 18:55
Qeveria e Kosovës

Analisti politik, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar mënyrën se sit ë shkarkohet Goran Rakiç nga posti i zëvendëskryeministrit, edhe nëse për një gjë të tillë heziton kryeministri Hoti.

Ai tregon se sipas komentarit të Kushtetutës, Kuvendi mund të votojë mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit dhe ministrave individualisht.

Ja shkrimi i tij:

Si mund te shkarkohet Goran Rakic edhe nese heziton kryeministri Hoti?

Sipas komentarit te Kushtetutes, Kuvendi mund te votoj mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit dhe ministrave individualisht. Andaj, te gjithe deputetet e Kuvendit te Kosoves qe e kane seriozisht me kerkesen e tyre per shkarkimin e Goran Rakicit duhet te iniciojne mocion mosbesimi ndaj tij. Kryeministri Hoti nuk do te kete zgjedhje pos qe te zbatoj vendimin e Kuvendit.

Koha eshte per veprime dhe jo fjale! Cdo veprim tjeter nga partite parlamentare nenkupton qe Kuvendi e legjitimon shkeljen e sovranitetit te Kosoves nga ana e Serbise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat