Zogaj: Nuk besoj se ka marrëveshje Kosovë-Serbi në gjashtë muajt e ardhshëm

Aktuale

Zogaj: Nuk besoj se ka marrëveshje Kosovë-Serbi në gjashtë muajt e ardhshëm

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 19:06
Petrit Zogaj

Analisti politik, Petrit Zogaj, tha se kalimi i dialogut nga niveli i përfaqësuesit të BE-së në nivelin presidencial të Emmanuel Macronit dhe Angela Merkelit ishte i befasishëm, por një shenjë që tregon se europianët kanë shtuar energjinë ndaj kësaj çështje.

“Ka nisur një proces paralel përveç atij të Lajçakut dhe Borrelit dhe tash ka kaluar në nivelin e presidentit dhe kancelares. Ishte befasi sepse BE ishte dakorduar që të kishte një përfaqësues special. Befasia e qershorit me aktakuzën ndaj Thaçit dhe anulimin e Samitit në Washington bëri që të ketë një energji të shtuar për të kthyer dialogun në tavolinë në një nivel tjetër politik”.

Megjithatë, Zogaj po thotë se ka një kakofoni të dialogut në mes fuqive të mëdha, por edhe në mes politikës lokale, sidomos në Kosovë.

“Ka një kakofoni këtu, Washingtoni zyrtar thotë se jemi më shumë të interesuar për aspektin ekonomik, BE s’e ka të qartë se me çfarë niveli është duke vazhduar me dialogun. Ndërkohë, kësaj kakofonie i shtohet edhe ajo lokale të politikës në Kosovë”.

Prandaj, Zogaj në Info Magazine tha se është i bindur që marrëveshja politike nuk do të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Jam i bindur se s’do të ketë marrëveshje politike në gjashtë muajt e ardhshëm që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse jo për vullnetin tonë, as për vullnetin e Serbisë, as të BE-së dhe as të SHBA-së. Të katërt këta faktorë kanë rrethana të ndryshme brenda vendeve dhe e ka të pamundur të arrihet marrëveshja. Po ashtu, edhe Hoti e ka të pamundur që të krijojë një qeveri të madhe apo një grup uniteti ku do të përfshihen partitë politike, ndoshta me përjashtim të Vetëvendosjes dhe të shkonte në dialog për të arritur një marrëveshje. Aktualisht e shoh të pamundur. Kemi dy parti politike opozitare që kanë kërkuar të kenë zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat