Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpret projekt Kodin Civil të Kosovës - Bota Sot
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpret projekt Kodin Civil të Kosovës

Aktuale

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpret projekt Kodin Civil të Kosovës

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 19:07
Ambasada e SHBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka mirëpritur sot prezantimin e Projekt Kodit Civil të Kosovës, duke thënë se ai paraqet një hap në drejtimin e duhur për të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë.

Projekt Kodi Civil është hartuar nga Ministria e Drejtësisë në konsultim me akterët vendor të drejtësisë, partnerët ndërkombëtar dhe shoqërinë civile.

Në njoftimin e saj Ambasada amerikane e konsideron procedimin e projekt kodit civil në Kuvendin e Kosovës si një hap të duhur.

“Ne, gjithashtu, përgëzojmë planet e Ministrisë së Drejtësisë për të hapur një debat mbi një ligj të bashkimit civil të të njëjtës gjini, të ngjashëm me të tjerët në rajon”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Facebook.

Projekt Kodi synon rregullimin dhe harmonizimin e dispozitave ligjore të së drejtës civile si Ligjit të Marrëdhënieve të Detyrimeve, Ligjit të Pronësisë dhe të drejtave tjera sendore, Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë.

Kodi Civil i Kosovës, do të jetë i strukturuar në 5 libra, në të cilat do të përfshihen: 1. pjesa e përgjithshme, 2. detyrimet, 3. pronësia dhe të drejtat tjera sendore, 4. familja dhe 5. trashëgimia.

Finalizimi i këtij dokumenti është rezultat i një pune të gjatë të Ministrisë së Drejtësisë, i mbështetur nga projekti i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë ‘’Mbështetje Kodit Civil – Faza 2’’. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat