Një tjetër reagim i ashpër ndaj Vjosa Osmanit: Kujt po i shet moral politik?

Aktuale

Një tjetër reagim i ashpër ndaj Vjosa Osmanit: Kujt po i shet moral politik?

Nga: N. H Më: 8 korrik 2020 Në ora: 19:29
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një thirrje publike për deputetët e Kuvendit të Kosovës që të miratohet një rezolutë për shkarkimin e anëtarëve të Listës Serbe nga Qeveria, pasi që lideri i tyre Goran Rakiq bëri thirrje që të respektohen masat Qeverisë serbe dhe jo asaj të Kosovës, sa i përket menaxhimit të Covid-19.

Por, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se rezolutat nuk kanë karakter obligativ për Qeverinë, prandaj këtë thirrje të Osmanit e ka parë në kuadër të një loje politike.

Haxhiu e ka pyetur Osmanin se kujt po i shet moral politik.

“Kujt po i shet moral politik Vjosa Osmani? Kryetarja e Kuvendit e din fare mirë që Rezolutat nuk jan obligative për Qeverinë!”, ka shkruar Haxhiu.

Ja shkrimi i saj:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat