Alarmon avokati i njohur shqiptar, jep lajmin e frikshëm se kush po e drejton Kosovën – Hashim Thaçin e quan antikombëtar, e ‘beogradas’ Isa Mustafën

Aktuale

Alarmon avokati i njohur shqiptar, jep lajmin e frikshëm se kush po e drejton Kosovën – Hashim Thaçin e quan antikombëtar, e ‘beogradas’ Isa Mustafën

Nga: N. H Më: 8 korrik 2020 Në ora: 20:44
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka bërë një koment rreth deklaratës së zëvendëskryeministrit Goran Rakiqit, i cili tha se ai i zbaton vendimet e Aleksandar Vuçiqit.

Për këtë çështje, fuqishëm ka reaguar Ngjela, sipas të cilit tashmë Kosovën po e drejtojnë serbët.

Avokati shton se korrupsioni antikombëtar Thaçi ia ka dhënë shumicën qeverisëse beogradasit Isa Mustafa, me votat e serbëve në Parlament, për të cilën thotë se kjo qeveri i është dashur Beogradit.

“Tani në Kosovë po drejtojnë serbët, sepse korrupsioni antikombëtar Thaçi ia ka dhënë shumicën qeverisëse beogradasit Isa Mustafa, me votat e serbëve në Parlament. E pse duhej kjo shumicë dhe kjo qeveri e re Mustafa me vota serbe, që të merrnin forcë serbët pushtues në Veri të Kosovës?! Shenjat janë se kjo qeveri i është dashur Beogradit”, shkruan mes tjerash ai.

Krejt në fund, ai thekson se gjithkush duhet ta kuptojë se Shqipëria e Bashkuar, në të vërtetë, është nevojë imediate e kësaj kohe historike - një kërkesë e domosdoshme e qytetërimit perëndimor dhe e frymës atlantike.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Image
Spartak Ngjela

E shihni gjendjen në Veri të Kosovës?

Serbet atje janë hedhur hapur në sulm antishqiptar, sepse pa ata bie qeveria Hoti. As nëpër kolonitë e Shekullit të Nëntëmbëdhjetë nuk ka pësuar një poshtërim të tillë nga kolonizatorët.

Tani në Kosovë po drejtojnë serbët, sepse korrupsioni antikombëtar Thaçi ia ka dhënë shumicën qeverisëse beogradasit Isa Mustafa, me votat e serbëve në Parlament.

E pse duhej kjo shumëcë dhe kjo qeveri e re Mustafa me vota serbe, që të merrnin forcë serbët pushtues në Veri të Kosovës?!

Shenjat janë se kjo qeveri i është dashur Beogradit.

Turp për këtë gjëndje skllavërie që ka pushtuar politikën e lartë në Kosovë!
A ka ende shqiptarë në drejtimin e atij shteti, apo drejtojnë beogradasit e Isa Mustafës?

Mos vallë kanë mbaruar shqiptarët e vërtëtë në Kosovë!!!

E shihni se çfarë po pjell lëvizja Thaçi për ringjalljen e Mustafës?

Nuk po kuptohet ende: në këtë pështjellim kombëtar, ka apo nuk ka tradhëti? Po, për një gjë jam i sigurt: asgjë nuk bëjnë dot këta shqiptarë të korruptuar e pastaj të shitur. Nuk bëjnë dot gjë as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Prandaj është më mirë për ta të tërhiqen, sepse kjo histori që ka nisur si riformim historik i Arbërisë së Re, nuk do të këtë kthim mbrapa.

Gjithkush duhet ta kuptojë: Shqipëria e Bashkuar, në të vërtetë, është nevojë imediate e kësaj kohe historike - një kërkesë e domosdoshme e qytetërimit perëndimor dhe e frymës atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat