Gecaj kritikon Vetëvendosjen: Nuk janë partner serioz negociues

Aktuale

Gecaj kritikon Vetëvendosjen: Nuk janë partner serioz negociues

Nga: H.O. Më: 8 korrik 2020 Në ora: 21:16
Bajram Gecaj

Shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj në një postim të tij në Facebook shkruan se Lëvizja Vetëvendosje nuk është partner serioz negociues. Gecaj shkruan se negociatat duhej të bëhen me kamera që mos të ketë shtrembërim të deklaratave.

Postimi i plotë:

Takimi i mbyllur quhet i tillë sepse nuk është i hapur. Ashtu si në vitin 2014, edhe tani LVV po provon se nuk është dhe nuk mund të konsiderohet partner serioz e i besueshëm negocius. Në të ardhmen do të duhej ti thirrnim kamerat në të gjitha fazat e negociimit. Pasi nuk ka konfidencialitet, së paku nuk do të kishim shtrembërim të deklaratave!/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat