Zemaj: E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia, do të shikojmë mundësinë për reciprocitet

Aktuale

Zemaj: E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia, do të shikojmë mundësinë për reciprocitet

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 21:22
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka komentuar propozim-vendimin e Maqedonisë së Veriut që të kërkohet testi negativ për Covid-19 për qytetarët që kalojnë kufirin.

“Nuk isha në dijeni që po shqyrtohet kjo cështje nga pala tjetër. E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut”, thotë ai.

“Ne lëshuam lëvizjen e lirë për shtetet e rajonit. Maqedonia ka më shuëm raste me ne por nuk kufizuam lëvijzen pasi edhe atje jetojnë një pjesë e amdhe e shqiptarëve.  Ne kishim një numër të madh të qyteatëve që shkuan në Shqipëri gjatë vikendeve. Atje disa qytetarë humbën jetën. Por kontrolli ishte i vështirë në pikat kufitare.”

Zemaj thotë se nëse vendoset nga Maqedonia e Veriut që të kërkoeht testi, atëherë do të merren masa edhe nga pala vendore.

“Do të shikojmë mundësinë që të vendosim reciprocitet.”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat