​Paqja Studentore udhëheq me Parlamentin e Studentëve të UP-së

Aktuale

​Paqja Studentore udhëheq me Parlamentin e Studentëve të UP-së

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 22:34
​Paqja Studentore

Sot është konstituuar Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës, nëpërmjet një koalicioni pas zgjedhor në mes organizatave PS-UP dhe Koalicionit OPS-UDS-USPE.

Me këtë marrëveshje është paraparë që kryetari i Parlamentit të Studentëve të jetë Erzen Hyseni, kryetar i Paqes Studentore, duke marrë shumicën e votave të Parlamentit, 10 nga 17 deputetë.

Nënkryetarë janë caktuar Fatlind Azizi nga Paqja Studentore dhe Nisa Ferati nga koalicioni OPS-UDS-USPE dhe gjithashtu si sekretar i përgjithshëm është zgjedhur Lirigzon Hoxha.

Organizatat në fjalë kanë arritur një rezultat fitues që u siguroi atyre më shumë se 60% të votave studentore për të qeverisur organet më të larta studentore të Universitetit të Prishtinës për dy vjetët e ardhshëm.

Gjithashtu, Paqja Studentore do të udhëheqë edhe në Senatin e Universitetin e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat