Zemaj tregon se si po trajtohen pacientët me COVID-19 nga stafi shëndetësor

Aktuale

Zemaj tregon se si po trajtohen pacientët me COVID-19 nga stafi shëndetësor

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 22:38
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se stafi shëndetësorë janë profesional edhe pse situata është e tillë që ata janë të mbingarkuar.

“Çdo njeri duhet të besoj te stafi shëndetësorë çfare e ka Kosova, tash nëse e sheh mbingarkesën e profesionistëve, është të shohim edhe prej së afërmi trajtimin ndaj pacientëve. Për hirë të opinionit unë kam pranuar edhe kam qenë pjesë e vizitës personale, me veshjen e duhur dhe kemi parë tretmanin e pacientëve. Të besojmë në profesinalizmin e tyre”, tha Zemaj.

Zemaj më tutje, tha se nuk duhet bërë presion mbi punonjësit shëndetësorë.

“Edhe nëse ka rritje të rasteve, të mos i bëjmë presion stafit shëndetësorë, ata janë duke punuar pa ndalur, i kam parë edhe vet pas vizitave të mia në Infektivë, ata kanë nevojë për përkrahje”, u shpreh Zemaj në Pressing

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat