“Gjykatën Speciale nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin e juaj” - Bota Sot
“Gjykatën Speciale nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin e juaj”

Aktuale

“Gjykatën Speciale nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin e juaj”

Nga: H.O. Më: 8 korrik 2020 Në ora: 22:47
Gjykata Speciale

Opinionisti Binak Maxharraj në një prononcim dhënë për "Bota sot" ka bërë një thirrje për organizatën e OVL-UÇK. Maxharraj bën thirrje që të mos protestohet kundër Gjykatës Speciale, pasi sipas tij kjo gjykatë nuk po gjykon luftën e UÇK-së.

Maxharraj madje po e përcjell një mesazh të Skenderbeut që do t'i jepte kësaj organizate pas 500 vite.

Prononcimi i plotë:

Porosia e Skendërbeut për OVL pas 500 vjetëve

/Mbramë si në andërr me thirri Skenderbeu, më një porosi për OVL/

Juve OVL-istave sot nuk kam qejf me ju pa në protestë lidhur me Gjykatën Speciale.

“Gjykatën Speciale nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin e juaj”.

Ju vetë e formuat tash ballafaqohuni me të. Mos e prekëni, le të vazhdoj punën e vetë kjo gjykatë, sepse ju vetë nuk ishit në gjendje që t’i gjykoni ata që po akuzohen për krime.

Ushtria Çlirimtare nuk po gjykohet në Hagë. Lufta e UÇK është e pastër si loti. Ajo qëndron mbi gjakun e derdhur të dëshmorve të kombit dhe se mbi këtë askush nuk ka të drejtë të shkelë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria e kombit. UÇK nuk ka nevojë ta gjykojë askush nëpër gjyqe sepse atë e mbron gjaku i derdhur i lirisë.

Lëreni të lirë që Gjykata Speciale të merret me ata që ia morën fytyrën UÇK, që bënë krime gjatë dhe pas luftës, le të merret me ata që u pasuruan me milionshe duke e plaqkitë pasurinë e këtij populli të varfër.

Kurse ju të OVL që po gjuni shkelma më mirë është sot nëse delni në protestë t’i tregoni protestuesve se si u bëtë milinonerë, se sa t’i mbroni gjoja keqpërdoruesit e UÇK.

Edhe lufta ime 500 vjeçare ka qenë luftë e ashpër më turkun dhe serbin. Më ushtarët e mijë trima i kam dalë zot Shqiperisë, kam luftuar për Shqipërinë, asnjëherë nuk më ka shkuar mendja, siç po ju shkon juve sot që ta ndajë, që ta copëtoj atedheun me shkaun i cili deshti me shekuj të na çrrënjosë nga trojet tona, i cili na i vrau fëmijët tanë, përdhunoi nanat dhe motra tona, na ndoqën me dhunë nga vatrat tona.

Pra, porosia ime si Skenderbut është së nuk dua të ju shohë sot në protestë, sepse asnjë gjykatë nuk është duke e gjykua UÇK,v eç keqpërdoruesit e saj të cilët me të bëmet e tyre duhet të distancohën nga UÇK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat