Zemaj për vdekjet e dyshimta në QKUK: Një mjek kujdestar i ftoi policinë, familjarët duhet ta dinë të vërtetën

Aktuale

Zemaj për vdekjet e dyshimta në QKUK: Një mjek kujdestar i ftoi policinë, familjarët duhet ta dinë të vërtetën

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 22:52
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është deklaruar lidhur me 6 vdekjet e shënuara mëngjesin e së dielës së kaluar në QKUK.

Zemaj tha se rastet që janë sensititve duhet të trajtohen në mënyrë serioze dhe të ketë informacion ndihmës e korrekt.

Duke komentuar rastet e fundit që ndodhën në Klinikën e Mjekësisë Sportive, ku po trajtohen pacientë të prekur me koronavirus tha se një nga mjekët kujdestarë që ishte prezent në këtë klinikë ka thirrur policinë pas vdekjeve të katër pacientëve në të njëjtën ditë.

“Ka qenë shqetësim edhe për mu mënyra e raportimit të vdekjeve dhe evidentimit të vdekjeve me datën 3,4,5.Një lidhshmëri e cila për nga numri ka krijuar shqetësim dhe mbi të gjitha ka ngritur edhe dyshim, së pari tek familjarët pasi janë të parët që marrin lajmin për humbje e pjesë tjetër është e atyre që e ka dhënë opinioni publik. Sipas raportimeve që bëhen për vdekjet me fatalitet ato grumbullohen nga IKSHPK. Për mu ka qenë re pakuptimtë që rastet e datës 3 të barten dhe raportohen me datën 4, pasi neve me  3 korrik janë raportuar 4 vdekje e dy janë bartur me datën 4, e me datën 4 janë raportuar gjashtë për opinionin publik ka qenë shqetësues numri gjashtë”, tha Zemaj.

Ai theksoi se pjesa tjetër çfarë ka ndodhur është problematike sepse katër qytetarë të Kosovës brenda një periudhe të shkurtër kohore e kanë humbur jetën.

“Është mënyra e trajtimit nga protokolli klinik. Pjesa tjetër çka ka ndodhur është problematike sepse 4 qytetarë të Kosovës brenda një periudhe të shkurtë kohore e kanë humbur jetën dhe kjo ka ngritur shqetësim edhe për personelin shëndetësore dhe nga paniku personale dhe ngarkesë që kanë një nga ta për mendimin tim e shoh si angazhim moral e ka ftu policinë.

Dhe faktikisht kjo është ngritur sipas dyshimeve të familjarëve  dhe më pas është ftuar edhe policia dhe për këtë po merren edhe Prokuroria. Familjarët duhet ta dini të vërtetën për dyshimet që janë hedhur. S’dua që kjo temë të përdoret nga opinioni publik”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat