​Thaçi vazhdon vizitat te familjarët e dëshmorëve

Aktuale

​Thaçi vazhdon vizitat te familjarët e dëshmorëve

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 23:13
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka vazhduar vizitat e tij të fundit në familje dëshmorëve të luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai me këtë rast kishte një bashkëbisedim të veçantë me anëtarët e familjes Duraj dhe familjarë të tjerë të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Elezaj të Kaçanikut.

“Lavdi të përjetshme të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat