​Lutfi Haziri ka një thirrje të veçantë për deputetët e Kosovës

Aktuale

​Lutfi Haziri ka një thirrje të veçantë për deputetët e Kosovës

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 23:17
​Lutfi Haziri

Një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës për votimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka dalë me një kërkesë të veçantë për ligjvënësit e Kosovës.

Në mesin e marrëveshjeve të cilat priten të miratohen nesër është edhe ajo për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin, të cilën Haziri e quan si tejet jetike për banorët e kësaj ane, pasi janë me dhjetëra vendbanime që janë ndotur nga kanalizimet dhe mbeturinat.

“Koha për ta dëshmuar me votë nesër, në Kuvendin e Republikës. Jo të gjitha vendimet janë partiake. Ky është njëri nga ato vendime që duhet të dalim mbi interesat e ngushta partiake e në interes të qytetarëve. Ju lutem, mbylleni me nder, përmes votimit, nesër. Do të jemi falënderues përjetë. Ata që votojnë kundër, do t’i kujtojmë si shpirtngushtë e shuplakën e tyre për qytetarët e Gjilanit nuk e harrojmë”, ka shkruar ndër tjerash Haziri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat