Dy qytetarë me koronavirus shkuan nga Kosova në Slloveni - Bota Sot
Dy qytetarë me koronavirus shkuan nga Kosova në Slloveni

Aktuale

Dy qytetarë me koronavirus shkuan nga Kosova në Slloveni

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 08:15
Foto Ilustrim

Në konferencën për shtyp për situatën aktuale në lidhje me COVID-19 në Slloveni, konkluzionet e deritanishme u prezantuan nga Shefi i Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Mario Fafangel.

Sipas Mario Fafangel, tiparet kryesore të situatës epidemiologjike në Slloveni është se me të dhënat e deritanishme Sllovenia ka arritur në 9.85 raste për 10,000, që është pak më poshtë se kufiri i 10 rasteve në bazë të së cilës Sllovenia vendos vendet e tjera në listën e gjelbër të vendeve të sigurta Covid-19.

Në javën e fundit, nga 29 qershori deri më 5 korrik, Sllovenia regjistroi 132 raste të infeksionit me koronavirus.

25 raste të të infektuarëve erdhën nga jashtë: 8 nga Kroacia, 7 nga Bosnja dhe Hercegovina, 4 nga Serbia, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Kosova dhe 1 nga Kazakistani

12 raste të reja ishin raste kontakti të drejtpërdrejt me infeksionet e sjella nga jashtë, ndërsa 73 raste kishin të bënin me një burim lokal të infeksionit.

Mario Fafangel mbështeti prezantimin e një aplikacioni për gjurmimin e kontakteve me persona të infektuar, i cili do të ndihmojë gjithashtu epidemiologët.

Ngarkesa e punës së personelit të IKSHP tashmë ka arritur maksimumin e saj, kështu që kërkohen kapacitete organizative shtesë.

Aplikacioni gjithashtu do të ndihmojë popullatën pasi qytetarët mund ta përdorin për qëllime parandaluese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat