Plani Hapësinor për Bjeshkët e Nemuna, sot takim në MEA

Aktuale

Plani Hapësinor për Bjeshkët e Nemuna, sot takim në MEA

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 08:17
Blerim Kuçi

Me qëllim të procedimit të mëtejmë të dokumentit Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, sot do të mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Në këtë takim do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.

Në takim do të marrin pjesë kryetarët e Komunave së bashku me drejtorët e DUMM-ve në të cilat shtrihet Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, Pejë, Gjakovë, Istog, Deçan, dhe Junik, përfaqësuesit e fshatrave të Rugovës, dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Andaj për informacione më të plota për këtë temë ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi mbanë konferencë për media nga ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat