Zbulohet dokumenti: Beteja e Koshares u financua me 2 milionë euro nga Ministria e Mbrojtjes, kush i mori ato para?

Aktuale

Zbulohet dokumenti: Beteja e Koshares u financua me 2 milionë euro nga Ministria e Mbrojtjes, kush i mori ato para?

Nga: N.Sh Më: 9 korrik 2020 Në ora: 08:50
Dokumenti

Sot është publikuar dokumenti ku vërtetohet se Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ka dhuruar 2 milionë euro për betejën e Koshares.

Familja e Haki Imerit zbulon këtë dokument ku pyet se kush ishin Njësia 131 dhe 134, Njësi Vëzhguese Diverzante në Papaj që i mori 2 milionë marka.

“A ka dikush njohuri se cila strukturë politike ka qëndruar prapa këtyre njësive 131-134 dhe njësisë vëzhguese -diverzante dhe ku kane kryer operacione -diverzante sepse duhet arsyetuar milionat e dhenë nga Qeveria e Kosovës te destinuara për luftë. Mjete këto të fituara me djerse e mund nga mërgimtari shqiptar”, shkruan familja Imeri.

Por një sqarim për këtë e ka dhënë ish-luftëtari i FARK-ut, Gani Lipa Ahmetaj.

Ai në një koment ka treguar se kush ishin këto Njësi, kush ishin komandantët e tyre dhe si u formuar Brigada 138.

“Këto janë 2 brigadat e Koshares të komanduara nga Sali Qeku - 134 dhe 131 nga Rrustem Berisha. Si dhe batalioni vëzhgues diverzant i komanduar nga Anton Quni. Më vonë gjatë betejës së Koshares nga këto njësite formohet Brigada 138 Agim Ramadani. Ndërsa batalioni diverzanto vëzhgus murre emrin Delta Force. Kjo tregon se betejën e Koshares e ka financu MMRK - FARK...”, shkruan ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat