Labinot Tahiri bën thirrje për protestë, tregon se kishte nënshkruar pro shfuqizimit të Speciales pavarësisht presioneve - Bota Sot
Labinot Tahiri bën thirrje për protestë, tregon se kishte nënshkruar pro shfuqizimit të Speciales pavarësisht presioneve

Aktuale

Labinot Tahiri bën thirrje për protestë, tregon se kishte nënshkruar pro shfuqizimit të Speciales pavarësisht presioneve

Nga: G.B Më: 9 korrik 2020 Në ora: 09:03
Labinot Tahiri

Ish deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri, ka bërë thirrje që të dilet sot në protestën që organizohet nga OVL e UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se kishte nënshkruar pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale, edhe pse kishin shumë presione që mos ta votojnë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se duhet të dalim në rrugë për të mbrojtur prijësit e lirisë së Kosovës, derisa thotë se nuk duhet t’i gëzohet askush ftesave nga Gjykata Speciale.

Postimi i plotë:

Mirêmengjesi dhe Përshëndetje të dashur qytetarë!

Thirje me zemêr në borë e shi!

Sot në ora 12:00 rini e dashur e ju prindêr të nderuar të gjithë para komunave tona në protestë së bashku me veteranêt e luftês!
Mos harroni këta ishin prirësit e LIRISË SË KOSOVËS!

Lexo.

Sa isha deputet, kur më erdhi kërkesa për të nënshkruar që të shfuqizohet gjykata speciale në kuvend, ua dhash nënshkrimin, me shumë deshirë e me krenari. Pa dyshim, ishte edhe vota ime e gatshme edhe pse kishim presione shumë që mos ta votojmë!

Thjesht pam shumë fjalë e shumë e analiza, ama nuk bëhen ato me fjalë në facebook duke mbrojtur dikend!
Duhet të dalim në rrugë për të mbrojtur prirësit e LIRISË SË KOSOVËS!

Hashim Thaqin e Kadri Veselin dhe të gjithë ata që pretendohet se do të thirren nga kjo gjykatë, duhet te jemi unik për të kundershtuar gjithçka sepse me emrat e këtyre liderëve lidhet fati i drejtesisë së Kosovës përballë arenes nderkombetare.

Shesheli na vrau, ndërsa këta na shpëtuan.

Mos iu gëzoni thirrjës së gjykatës, po te dalim të gjithë, pa dallim partie te kërkojmë shfuqizimin e saj!

Me Presidentin foto e parë e pa publikuar vite më parë, por për unitet kombëtar jam gjithmonë i gatshem me femijë e me familje.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat