Basha ironizon me protestën e OVL të UÇK’së: Protestoni para zyrës së PDK’së

Aktuale

Basha ironizon me protestën e OVL të UÇK’së: Protestoni para zyrës së PDK’së

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 09:15
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i cili njihet për deklaratat kontroverse të tija në publik, tani është marrë edhe me organizimin e protestave nga OVL-UÇK.

Basha ka thënë se OVL e UÇK-së mund të protestojë, sepse këtë ia lejon Kushtetuta. Por, sipas tij, nëse kjo protestë e paralajmëruar është kundër Gjykatës Speciale, atëherë duhet të protestojnë diku tjetër.

Ai po thotë se OVL-UÇK duhet të protestojnë para zyrës së PDK’së.

“Është e drejtë kushtetuese e tyre që të protestojnë, por duhet t’i përmbahen patjetër masave dhe rekomandimeve të IKSHPK-së. Nuk po e di arsyen e protestës, por nëse do të dalin të protestojnë kundër Gjykatës Speciale duhet të protestojnë para zyrës së PDK-së”, tha Basha.

Basha njihet për qëndrimet e tij kontroverse, dikur ai pati nisur një nismë që një pako cigare ta bën në Kosovë në shumën prej 5 eurove, nismë kjo që u bë objekt tallje për të nëpër rrjetet sociale ku edhe vet u detyrua ta lë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat