Pas rritjes së numrit të të vdekurve dhe të të prekurve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Kosovë, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masa të reja në parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga data 8 korrrik duke filluar nga ora 21:00 e deri në ora 05:00, të ndalohet cfardo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpie të tyre edhe për katër komunat me shumice serbe në Kosovë si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zvecan.
“Përjashtim për të dalë bëjnë rastet urgjente shëndetësore”, thuhet në vendimin e Qeverisë, ku si arsyetim mund të pranohet vdekja e ndonjë anëtari të familjes, nevoja për ndihmë mjekësore dhe nevoja për ndihmë institucionale.