Berisha: Nuk jemi mposhtur as nga Serbia nuk do të mposhtemi as nga mbeturinat e tyre - Bota Sot
Berisha: Nuk jemi mposhtur as nga Serbia nuk do të mposhtemi as nga mbeturinat e tyre

Aktuale

Berisha: Nuk jemi mposhtur as nga Serbia nuk do të mposhtemi as nga mbeturinat e tyre

Nga: E.R Më: 9 korrik 2020 Në ora: 10:37
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër me një postim në Facebook, duke shkruar se barkëqitja sllave po kundërmon ende në Kosovë.

''Ata që gjatë luftë kanë qenë me, ‘’pampersa’’ dhe soji i atyre që bashkëpunuan dhe qitën në pritë të forcave serbe shumë luftëtarë të lirisë, duhet të kenë të qartë se nuk jemi mposhtur as nga Serbia nuk do të mposhtemi as nga mbeturinat e tyre dhe adoloshenca politike dhe papjekuria e injorantëve të caktuar'', shkruan Berisha, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Kosova vërtet është e lirë si rezultatë i luftës titanike të UÇK-së dhe gjakut të derdhur të atyre që sot jan dëshmor dhe martir!
Por siç po shihet barkëqitja sllave po kundërmon ende në Kosovë deri edhe në publik ku po bëhet një luftë e paparë speciale kundër bartësve te vlerave çlirimtare të këtij vendi për interesa meskine të politikës ditore...
Ata që gjatë luftë kanë qenë me ,,pampersa,, dhe soji i atyre që bashkëpunuan dhe qitën në pritë të forcave serbe shumë luftëtarë të lirisë, duhet të ken të qartë se nuk jemi mposhtur as nga Serbia nuk do të mposhtemi as nga mbeturinat e tyre dhe adoloshenca politike dhe papjekuria e injorantve të caktuar!

Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbis nga gjykata politike e Hagës e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia e Rusia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijra qytetarë të vrarë dhe të masakruar nga aparati shtetror i Serbis.
Më në fund, dikush po i korrën “frutet” e luftës speciale 20 vjeqare kundër vlerave të UÇK-së dhe ekspenentëve të saj!
Për dy dekada është heshtur, përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve të UÇK-së dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, heshtje e cila nuk do ta dëmdoj individin siç pretendojn disa legena që janë llymi i shoqëris, por do ta dëmtoj ADN e shtetit të Kosovës !
Zafa

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat