Qeveria ia kundërshton projektligjin e Vjosa Osmanit, vjen reagimi i këshilltarit të saj

Aktuale

Qeveria ia kundërshton projektligjin e Vjosa Osmanit, vjen reagimi i këshilltarit të saj

Nga: A. J Më: 9 korrik 2020 Në ora: 10:42
Vjosa Osmani

Artan Murati këshilltari politik i kryetares se Kuvendit Vjosa Osmani, ka reaguar në facebook pasi Qeveria nuk miratoi nismën për Ligjin për pandeminë.

Ai ka shkruar se Gjykata Kushtetuese - Duhet ligj për menaxhimin e pandemisë, ndërsa Qeveria - Jo, jo, s'duhet!

Murati ka thënë për ketë çështje duhet dëgjuar Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese - Duhet ligj për menaxhimin e pandemisë.

Qeveria - Jo, jo, s'duhet!

Për këtë çështje, duhet dëgjuar Gjykatën. Propozimi për shmangie nga afatet procedurale dhe për trajtim urgjent të projektligjit për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë do të hidhet sot në votim, meqenëse opinioni i Qeverisë nuk ka karakter obligativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat