Vjosa Osmani ka një lutje për deputetët në seancën e Kuvendit

Aktuale

Vjosa Osmani ka një lutje për deputetët në seancën e Kuvendit

Nga: G.B Më: 9 korrik 2020 Në ora: 10:46
Vjosa Osmani

Ka filluar senaca e Kuvendit të Kosovës. 

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka nisur seancën duke kërkuar që të respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi, derisa kërkoi nga deputetët që të mbajnë maskat, të mbajnë distancën nga njëri-tjetrit për 2 metra dhe u tha që të flasin nga vendi dhe të përdorin sa më pak foltoren e Kuvendit, përcjell Bota sot.

Ajo shtoi se do të ketë pauza për të dezinfektuar foltoren dhe gjithë sallën.

Ajo u kërkoi deputetëve që kanë simptoma që të mos marrin pjesë në seancë dhe të izolohen për 14 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat