IKSHPK kërkon nga qytetarët t'i rrespektojnë masat - Bota Sot
IKSHPK kërkon nga qytetarët t'i rrespektojnë masat

Aktuale

IKSHPK kërkon nga qytetarët t'i rrespektojnë masat

Nga: E.R Më: 9 korrik 2020 Në ora: 11:01
Foto Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me një postim në Facebook ka treguar se nga Nga 1 korriku me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të filloj aplikimi i një cikli të ri të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19.

‘’Ju lutemi që gjithmonë të respektoni masat e distancimit fizik dhe bartjen obligative të maskave, si dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja’’, shkruan IKSHPK në Facebook, transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i plotë në Facebook

QYTETARË TË DASHUR!

Nga 1 korriku me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar aplikimi i një cikli të ri të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në vendin tonë!

Duke qenë se këto masa janë në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit tuaj, të familjes dhe popullatës në tërësi, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në aplikimin e tyre.

Në ballafaqimin me pandeminë e COVID-19 këto janë masa të ndërmarra dhe të aplikuara edhe nga vendet tjera ku është rishfaqur valë e re dhe të cilat i kanë treguar efektet e tyre.

Prandaj, ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha masave të shpallura dhe të respektoni në përpikëri masat dhe oraret e lëvizjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ju lutemi që gjithmonë të respektoni masat e distancimit fizik dhe bartjen obligative të maskave, si dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja!

Të nderuar familjarë të të moshuarve: Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia pa nevoja të domosdoshme!

Gjithashtu ju lutemi që brenda familjes, të përkujdeseni duke respektuar të gjitha masat higjienike ndaj të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.

Te moshuarit dhe personat me sëmundje kronike rekomandohet që nëse duhet domosdoshmërisht të lëvizin, të shfrytëzojnë orët e hershme të mëngjesit.

Të dashur qytetarë!

Ju lutemi që t’i përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Mbani maskat.

Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat