Demi: Ja si duket një sistem i kalbur qeverisës

Aktuale

Demi: Ja si duket një sistem i kalbur qeverisës

Nga: E.R Më: 9 korrik 2020 Në ora: 11:24
Kuvendi Kosovës

Përfaqësuesi e Shoqërisë Civile, Agron Demi, ka shkruar se ja si duket një sistem i kalbur qeverisës.

''Qeveria NUK e sheh të nevojshme të miratoj nismën e Kuvendit për Ligj të veçantë për pandeminë; e Kuvendi NUK ka kuorum për miratimin e marrëveshjeve financiare të Qeverisë për shkak të të infektuarëve me Covid-19. E Qeveria prapë vazhdon me insistu që gjendja o nën kontrollë dhe nuk ka nevojë për ligj të veçantë’’, shkruan Demi, transmeton ''Bota sot''.

Ai tha se buxheti nuk po mund të rishikohet në mungesë të votave, kësisoj shumë qytetarë nuk kanë me mund me i mar ka 170 euro, e ata që bllokojnë ligjet në Kuvend e Qeveri vazhdojnë me i mar nga 2000 euro në muaj.

Postimi i plotë në Facebook

Ja si duket një sistem i kalbur qeverisës:

Qeveria NUK e sheh të nevojshme të miratoj nismën e Kuvendit për Ligj të veçantë për pandeminë; e Kuvendi NUK ka kuorum për miratimin e marrëveshjeve financiare të Qeverisë për shkak të të infektuarëve me Covid-19. E Qeveria prapë vazhdon me insistu që gjendja o nën kontrollë dhe nuk ka nevojë për ligj të veçantë.

Për të votuar në distancë, nevojitet amandamenti i Rregullores së Punës së Kuvendit, e që nuk mund të bëhet ngase nuk janë 80 vota për të votuar.

Buxheti nuk po mund të rishikohet në mungesë të votave, kësisoj shumë qytetarë nuk kanë me mund me i mar ka 170 euro, e ata që bllokojnë ligjet në Kuvend e Qeveri vazhdojnë me i mar nga 2000 euro në muaj.

Qytetarët dhe rreth 100 mijë biznese që paguajnë taksa penalizohen nga zyrtarët që paguhen nga këto taksa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat