Partia Nisma Socialdemokrate është para shuarjes.
Që nga kalimi i Haxhi Shalës në AAK, kjo parti ka filluar të mbetet pa anëtarë.
Kësaj radhe, edhe një nëndegë e Nismës është shuar.
Kjo nëndegë ka kaluar komplet në AAK.
Kështu ka njoftuar Hasan Shaqiri i cili e ka udhëhequr nëndegën e Bregut të zi.
Postimi i plotë:
Të dashur familjar miq e kolegë dhe ju aktivistë shumë të respektuar, dua të ju njoftojë rrugëtimi im politik me Nismen Socialdemokrate MBARON këtu andaj edhe NËNDEGA e Bregut te zi dhe ajo e Rinisë në Breg te zi SHUHET nga ky moment!
Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më njeriun e fjalës z.Haxhi Shalai cili çdo herë ishte zëri yn, si zë i nëndeges ashtu edhe i Rinisë tonë si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë, e aktiviteti ynë politik tani e tutje do të vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës(AAK)
Na prift e mbara!