Përsëri përplasje në mes kryeministrit Hoti dhe Vjosa Osmanit

Aktuale

Përsëri përplasje në mes kryeministrit Hoti dhe Vjosa Osmanit

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:24
Vjosa Osmani, Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë shkëmbyer përsëri replika – në distancë – në Kuvendin e Kosovës.

Arsye ishte seanca e kaluar parlamentare kur Hoti tha se ka prezantuar platformën e tij për dialog me Serbinë, porse me këtë nuk u pajtua Osmani.

Sipas Hotit, ai seancën e kaluar ka mbajtur një fjalim ku ka treguar se cila është platforma e tij, por Osmani i tha se seanca e kaluar ishte thjesht debat, jo prezantim i platformës sepse ajo vjen e shkruar.

Gjithashtu Hoti tha se ka kërkuar të formohet një grup i veçantë parlamentar që do ta mbikëqyrte delegacionin dialogues në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, por edhe këtu ka hasur në kundërshtim ne Osmani.

“Grupet parlamentare nuk formohen ad hoc, por ato i formojnë deputetët e Kuvendit dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha Osmani.

Prejse LDK-ja e ka shkarkuar Osmanin nga pozita e nënkryetares dhe në vend të saj e ka emëruar Hotin, këta të dy kanë shkëmbyer replika në vazhdimësi dhe kanë shpërfaqur mospajtime gjatë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat