Vdes anëtari i ri i LDK-së, ishte dërguar në Turqi për shërim

Aktuale

Vdes anëtari i ri i LDK-së, ishte dërguar në Turqi për shërim

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Ka vdekur si pasojë e leukemisë akute, Getuar Hasani anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

Hasani ka qenë student i stomatologjisë, dhe veprimtar entuziast i LDK’së në Ferizaj. Kështu edhe e ka përshkruar kryetari i kësaj dege Muharrem Svarqa, i cili ka njoftuar për vdekjen e tij:

Ky është njoftimi i Svarqës, pa ndëryrje:

Getuar Hasani, veprimtari entuziast i FR te LDK se, ne Ferizaj i cili vetem para nje muaji u diagnostifikua me leukemi akute, sot qenka shuar ne Turqi, ku plot shprese, kishte filluar mjekimin e kesaj semundje tinzare.

Ai ishte student i shkelqyeshem i stomatologjise dhe perballjen me semundjen e njihte mire. Nje perballje plot kurajo e plot jete. Por, mjeshtrit e vdekjes ishin me te shpejte.

Ata qe e njohen Getin, e dine se ai ishte nje yll, nje djale shembullor e i pakrahasueshem. Prandaj dhimbja eshte e madhe. Eshte tronditese.

Me shuarjen e tij, humbem njeriun e te gjithe neve. Kujtimi per te do te jete malli yne i pashuar.

Ngushellohemi bashke.

Geti pushofte ne paqe! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat