Mimoza Kusari më e ashpër se kurrë, në ditën kur Arben Vitia dorëzoi mandatin ishin vetëm 5 raste me koronavirus

Aktuale

Mimoza Kusari më e ashpër se kurrë, në ditën kur Arben Vitia dorëzoi mandatin ishin vetëm 5 raste me koronavirus

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:49
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja Mimoza Kusari-Lila në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.

Kusari-Lila ka thënë se është pafytyrësi politike që në ditën kur janë 214 të infektuar të refuzohet miratimi i ligjit për pandeminë.

Ajo ka thënë se në ditën kur ish-ministri Arben Vitia u largua nga posti i tij, kishte vetëm 5 raste, gjersa ka akuzuar ministrin aktual për ikje nga përgjegjësi.

“Është pafytyrësi politike me ardhë në ditën kur janë 214  të infektuar në pikun më të madh me e refuzu një ligj që duke thënë se nuk ka nevojë. Pafytyrësi politike është me e marrë mandatin që nuk të takon, por edhe me e rreziku shëndetin e qytetarëve e mos me marrë përgjegjësi. Kur e ka dorëzu Arben Vitia mandatin kanë qenë 5 raste. Si po e dini që më 12 qershor ka qenë vatra e pandemisë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat