Lista Serbe përplaset me Vjosa Osmanin

Aktuale

Lista Serbe përplaset me Vjosa Osmanin

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 14:03
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Vjosa Osmani dhe Goran Simiq nga Lista Serbe janë përplasur keq në seancën e legjislativit lidhur me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Deputeti nga radhët e partisë që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, ka akuzuar të parën e Kuvendit se në këtë pozitë ka ardhur me votat e Listës Serbe.

Madje, Simiq akuzoi Osmanin se ka ndjekur korridoreve të Kuvendit deputetët serbë për të siguruar votat.

E kjo shkaktoi reagimin e Vjosa Osmanit, e cila pohimet e deputetit serb i ka quajtur gënjeshtra.

Simiq: Osmani ndoqi deputetët në korridore për të siguruar votat për kryetare

“Dua t’ju përkujtoj zonja kryetare se kur sulmoni në këtë mënyrë deputetët dhe ministrat e Listës Serbe, se në pozitën në të cilën jeni tash keni ardhur duke iu falënderuar veçmas votave të Listës Serbe. Po ua përkujtoj se në korridoret e kësaj ndërtese keni vrapuar që të siguroni dhjetë vota për zgjedhjen tuaj dhe atëherë nuk ishte në pyetje as politika e Listës Serbe dhe as veprimet e saj. Përnjëherë kjo ndryshoi dhe këtë ju mund ta shpjegoni”, tha Simiq.

Ai ka mohuar pohimet se zëvendëskryeministri Goran Rakiq ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës për shpalljen e gjendjes së karantinës në veri, duke vepruar kështu në pajtim me urdhrat e Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiq.

Simiq është shprehur kundër projekt-rezolutës së propozuar nga kryetarja Osmani, duke thënë se ajo është e papranueshme dhe shkelet e drejta e deputetëve të Listës Serbe për të vepruar në pajtim me interesat për qytetarët serb.

E pas kësaj reagoi kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani e cila i quajti gënjeshtra pohimet e Simiq se ajo ka kërkuar votën e Listës Serbe për t’u zgjidhur kryetare e Kuvendit.

Osmani: Kurrë në jetën time s’e kam ndjekur askënd korridoreve për vota

“Unë kurrë në jetën time nuk e kam ndjekur askënd korridoreve për asnjë votë. Kjo është një gënjeshtër e madhe nga ana e juaj... Nëse kur më keni votuar, keni menduar se unë do të përkrah këdo që i bashkohet presidentit Vuçiq në beteja diplomatike e politike, e keni pasur gabim... Të gjithë e dinë se s’keni votuar për mua si person, por për themelimin e institucioneve”, tha Osmani.

Vjosa Osmani nuk pëkrahët për shkarkimin e Goran Rakiq

Deputetët e Kuvendit nuk e kanë future në rend të ditës propozimin-rezolutën e kryetares Vjosa Osmani për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq.

Osmani në seancën plenare ka propozuar një rezolutë për shkarkimin zëvendëskryeministrit Goran Rakiq, pas deklaratave se “mbështetet iniciativat politike dhe diplomatike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për Kosovën e Metohinë”

“Siç e kam paralajmëruar edhe dje i kam dy propozime për të plotësuar rëndin e ditës:Propozimi i parë ka të bëjë më një rezolutë të Kuvendit, propozoj që të hyjë në rend dite kjo projekt rezolutë që do ta lexojë tani. Kuvendi i Kosovës propozon, pika 1: Kuvendi rikonfirmon se Kushtetuta e Kosovës karakteri unitar i Kosovës sovraniteti shtetëror dhe territorial është i pacenueshëm, çdo thirrje për mbështetje të pozicionit politikë e diplomat të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rendit kushtetues. Pika 2: Kuvendi i Kosovës rikonfirmon se të gjitha subjektet politike kanë për obligim që të punojnë në përputhje me kushtetutën vendi, duke mos rrezikuar pozicioni dhe interes e Kosovës karshi Serbisë. Pika 3: Kuvendi i Kosovës fton Qeverinë e Kosovës që të mos lejoj asnjë anëtarë të saj të jetë i përfshirë në fushatën diplomatike e politike të Serbisë kundër Kosovës, rrjedhimisht Kuvendi fton që të shkarkojë të gjithë ata anëtar të qeverisë që behën pjesë e përpjekje të tilla. Dhe pika 4: Në rast se Qeveria nuk largon këta anëtar brenda një javësh, do të iniciohet mocion mos besimi ndaj këtyre anëtarëve” , ka thënë Osmani.

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar një projekt-rezolutë ku njëra prej pikave është edhe ngritja e mocionit ndaj zëvendëskryeministri Goran Rakiq.

Kjo lidhet me deklarimin e Rakiq ku ka thënë se “mbështetet iniciativat politike dhe diplomatike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për Kosovën e Metohinë”.

“Mund të ngritet mocion mosbesimi ndaj anëtarëve individualë që kanë cenuar integritetin ekzistencial të vendit. Propozim-rezoluta ka të bëjë me deklaratën e një zëvendëskryeministri që i bashkohet fushatës politike dhe diplomatike kundër shtetit tonë”, është shprehur Osmani.

Për këtë ajo i ka dhënë afat një javë Qeverisë që të veprojë, përndryshe do të ngritet mocioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat