Pacolli tregon pyetjet që nuk ju përgjigj Kryeministri Hoti

Aktuale

Pacolli tregon pyetjet që nuk ju përgjigj Kryeministri Hoti

Nga: E.R Më: 9 korrik 2020 Në ora: 14:06
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka shkruar në Facebook duke reaguar ndaj Qeverisl Hoti se nuk është përgjigjur në pyetjet parlamentare, transmeton ''Bota sot''.

Ajo ka shkruar se si mund të flas ai me Vuçiqin për njohje të ndërsjelltë kur ky i fundit ka deklaruar se Serbia nuk dëshiron të flas për këtë. Prandaj, pyetjet e radhës ishin:

1.Çka do të bisedonte me Viciqin nëse jo për njohje të ndërsjelltë?

2. Si do të paraqiteni në Washington karshi Vuçiqit me autoritet të plotë ndërkombëtar ndërsa ju ilegal, pa legjitimitet e me autoritet ndërkombëtar të shtrirë për tokë?

Postimi i plotë në Facebook

Koti nuk u përgjigj në pyetjet parlamentare:

Pyetja:
Pas konfirmimit se plani për shkëmbim të territorit është inicuar e shtyrë nga Thaçi dhe Vuçiqi, Qeveria e juaj, e projektuar nga Thaçi dhe e varur nga Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. A do të thotë kjo se ju pajtoheni dhe se do të vazhdoni me jetësimin e idesë për ndarjen e territorit të Republikës së Kosovës?

Ai nuk tregoi nëse pajtohet por tha që do të diskutojnë për njohje të ndërsjellë.

Por, si mund të flas ai me Vuçiqin për njohje të ndërsjelltë kur ky i fundit ka deklaruar se Serbia nuk dëshiron të flas për këtë. Prandaj, pyetjet e radhës ishin:

  1. Çka do të bisedonte me Viciqin nëse jo për njohje të ndërsjelltë?
  2. 2. Si do të paraqiteni në Washington karshi Vuçiqit me autoritet të plotë ndërkombëtar ndërsa ju ilegal, pa legjitimitet e me autoritet ndërkombëtar të shtrirë për tokë.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat