Këta janë deputetët e LDK-së që kanë votuar pro Projektligjit anti-Covid

Aktuale

Këta janë deputetët e LDK-së që kanë votuar pro Projektligjit anti-Covid

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 15:56
LDK

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar të enjten kundër që Projektligji anti-Covid të hyjë në rend të ditës, pasi i njëjti nuk mori mbështetje edhe në mbledhjen e Qeverisë e cila u mbajt para seancës plenare.

Me 59 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës dështoi që të fus në rend të ditës trajtimin e Projektligjit anti-Covid për lexim të parë.

Media mëson nga burimet e veta se nga deputetët e LDK-së që votuan pro futjes në rend dite të këtij Projektligji ishin: Fatmir Rexhepi, Ardian Shala, Vlora Limani dhe Besa Gaxherri.

Të gjithë deputetët e tjerë të kësaj partie, të pranishëm në sallë votuan kundër.

Pas dështimit të futjes në rend të ditës të këtij ligji, ka reaguar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Për fat të keq ky ligj do të duhet të trajtohet me procedura të stërzgjatura edhe pse situata është alarmante”, deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat