Haradinaj kërkon lirimin e Nezir Mehmetajt

Aktuale

Haradinaj kërkon lirimin e Nezir Mehmetajt

Nga: A.M. Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:17
Nezir Mehmetaj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj, ka kërkuar lirimin nga Serbia të qytetarit Nezir Mehmetaj.

“Meqenëse jemi edhe në fazën finale të rifillimit të dialogut unë do të kisha edhe një lutje për Serbinë, që të bëjë një hap të parë të mirë, do të thotë në krijimin e mirëbesimit dhe konfidencës për fillimin e dialogut dhe të kërkojë falje për të gjitha krimet që i ka bërë në Kosovë. Po ashtu edhe të lirojë qytetarin tanë Nezir Mehmetaj i cili mbahet padrejtësisht që 6 muaj pa asnjë arsye në burgun këtu të Serbisë dhe po ashtu duke thyer të gjitha normat dhe ligjin ndërkombëtar. Andaj nëse Serbia e bënë në hap të tillë do të ishte i mirëseardhur dhe në shërbim të konfidencës së krijuar për rifillimin e dialogut”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat