E zbulon Lushtaku: Disa parti në Kosovë po tentojnë të eliminojnë Thaçin

Aktuale

E zbulon Lushtaku: Disa parti në Kosovë po tentojnë të eliminojnë Thaçin

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 23:26
Sami Lushtaku dhe Hashim Thaçi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku thotë se nuk do të befasohej nëse ftohet nga Gjykata Speciale, teksa ka shtuar se subjektet politike po duan të eliminojnë figurën e Presidentit Hashim Thaçi.

Kështu deklaroi ai sonte në Debat Plus, ku tha se qytetarët i besojnë Thaçit më së shumti.

“Presidentin Thaçi e shohin si një politikan të fuqishëm dhe që qytetari i Kosovës i beson më së shumti”, tha ai.

Ish-kryetari i Skenderajt thotë se të gjithë e kanë ditur që Gjykata Speciale është formuar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët.

“Jam i bindur se edhe zoti Thaçi e ka ditur që Specialja është bërë edhe për të. Ajo nuk është bërë për njerëzit që nuk kanë qenë në luftë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat