Gjermania dhuron 6000 teste Kosovës për Covid -19

Aktuale

Gjermania dhuron 6000 teste Kosovës për Covid -19

Nga: E.R Më: 10 korrik 2020 Në ora: 11:12
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me një postim në Facebook ka treguar që së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Held, kanë pranuar donacionin e të 6000 testeve RT-PCR për diagnozë laboratorike të Covid -19, në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik/ IKSHPK.

Zemaj ka falënderuar Gjermaninë duke thënë se kjo është një ndihmë shumë e çmuar nga Gjermania që do të ndikoj në rritjen e numrit të të testuarve për Covid-19.

Postimi i plotë në Facebook

Së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij z. Christian Heldt ishim në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të 6000 testeve RT-PCR për diagnozë laboratorike të Covid -19, në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik/ IKSHPK.
Kjo është një ndihmë shumë e çmuar nga Gjermania që do të ndikoj në rritjen e numrit të të testuarve për Covid-19.
I falënderojmë taksapaguesit gjermanë për ndihmën e vazhdueshme për Kosovën.
Faleminderit Gjermani!
Vielen Dank Deutschland!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat