Thaçi drejt Hagës, Bytyçi: Të hënën nuk do të jetë ditë e zezë për Kosovën, aktakuza parandaloi tradhtinë

Aktuale

Thaçi drejt Hagës, Bytyçi: Të hënën nuk do të jetë ditë e zezë për Kosovën, aktakuza parandaloi tradhtinë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 11:49
Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi

Të hënën presidenti Hashim Thaçi do të udhëtoj në drejtim të Hagës për t’u përballur me akuzat e Gjykatës Speciale. Kosova duket sërish në një udhëkryq, midis akuzave për krime lufte ndaj disa prej liderëve dhe dialogut me Serbinë, që pas dështimit të takimit në SHBA do të rifillojë në Bruksel.

Analisti Enver Bytyçi analizon situatën për A2, dhe gjykon se dita e hënë “nuk do të jetë një ditë e zezë për Kosovën,  edhe pse mund të jetë për Thaçin. Gjykata nuk mund të gjykojë aktivitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse ajo ka qenë organizëm i harmonizuar me interesat e Kosovës, NATO-s dhe ligjit ndërkombëtar”.

Vetë Gjykata Speciale sipas tij “nuk mund të jetë ndërkombëtare, si ajo që gjykoi krimet e ish-Jugosllavisë, sepse është ngritur në 2015 për të hetuar vetëm krimet në Kosovë”.

Vetë Presidenti Thaçi në atë kohë ishte promotor i Gjykatës, por gjithçka sipas Bytyçit ndryshoi në2 017, “kur ai kuptoi se mund të ishte vetë pjesë e hetimit”, dhe filloi një proces për zhbërjen e saj, që ambasadori amerikan cilësoi atëherë si “thikë pas shpine”.

Sipas analistit, “thikë pas shpine” do të ishte sot në qoftë se Thaçi do të shkonte në Hagë nën petkun e presidentit. Edhe pse, për Bytyçin, “dita kur u shpall aktakuza për Thaçin ishte ditë e bekuar për Kosovën, sepse parandaloi një akt tradhtie ndaj interesit territorial në Kosovë”.

Kjo për të nuk do të thotë që bisedimet në Bruksel do të jenë më të frytshme, madje ai parashikon një formë dështimi, sepse sipas tij qasja e presidentit francez Macron ndaj këtij ngërçi gjendet midis “politikës europian edhe asaj ruse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat