Deputetja e LDK-së ka një lutje të sinqertë për kolegët e saj depuetetë

Aktuale

Deputetja e LDK-së ka një lutje të sinqertë për kolegët e saj depuetetë

Nga: A. J Më: 10 korrik 2020 Në ora: 11:56
LDK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Valentin Bunjaku përmes një postimi në facebbok ka lutur gjithë koleget e saj deputetë që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare për Projektin e Ujërave të Zeza.

Bunjaku ka shkruar “mos lejoni që të goditeni politikisht nga vetë subjekti juaj. Ne i kemi numrat për shumë ligje, por pa juve, këto ndërkombëtare, nuk mund të miratohen. Asnjë qeveri nuk mundet pa opozitën në të tilla raste”.

Postimi i plotë:

Lus kolegët deputetë, ta votojnë Marrëveshjen Ndërkombëtare për Projektin e Ujërave të Zeza, sepse është për shëndet publik, për pastrim mjedisi, për nxitje biznesi, për turizëm rural, për ruajtje të tokave bujqësore. Ju keni ardhur me votat e qytetarëve dhe ju lus të dilni prej petkut partiak.

Mos lejoni që të goditeni politikisht nga vetë subjekti juaj. Ne i kemi numrat për shumë ligje, por pa juve, këto ndërkombëtare, nuk mund të miratohen. Asnjë qeveri nuk mundet pa opozitën në të tilla raste.

Prandaj, vota juaj e përcakton fatin e mijëra qytetarëve që të mund ta hapin dritaren, të dalin në ballkon me familjet e tyre, të ecin lirshëm në natyrë, pa frikë për shëndetin e tyre nga ujërat e zeza. Votoni, e hiqne zemërimin e mijëra qytetarëve kundër jush dhe të digjeni politikisht nga vetë partia e juaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat