Tronditet Nisma, në vendin e Jakup Krasniqit i ndodhi edhe kjo...

Aktuale

Tronditet Nisma, në vendin e Jakup Krasniqit i ndodhi edhe kjo...

Nga: N.Sh Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:03
Jakup Krasniqi

Nisma Socialdemorkate është para shuarjes.

Që nga dita që Haxhi Shala e ka lëshuar këtë parti dhe ka shkuar në partinë e Ramush Haradinajt, Nisma ka filluar të shuhet.

Nuk ka ditë që nuk del dikush nga subjekti i drejtuar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

Madje kanë filluar të shuhen edhe degët e nëndegët e tyre në gjithë Kosovën.

Së fundmi edhe rinia e Drenasit ka kaluar në AAK.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se me deputetin Haxhi Shala dhe kryetarin e AAK-së në Drenas, Beqir Kiqina, i kanë uruar mirëseardhjen në AAK, Edmond Thaçit me kolegë.

Haradinaj ka shkruar se ai së bashku me kryesinë e deritashme të rinisë së Nismës në Drenas, kanë vendosur që rrugëtimin e tyre politik, ta vazhdojnë në Aleancë.

“Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që përqafojnë vizionin e Aleancës për vendin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Të gjithë e dimë se në zgjedhjet e fundit në Kosovë, si e kaloi pragun zgjedhor. Ajo kishte pak vota, mirëpo partnerët e koalicionit që tash i ka në Qeveri ia mundësuan edhe njëherë të kalon pragun e të bëhet pjesë e Qeverisë.

Pas largimit të Shalës, Nisma do të pëson debakël në zgjedhje, kurdo që do të mbahen ato.

Më nuk do të mund që t’i ndihmojë askush, prandaj le ta shijojnë sa të munden Qeverinë dhe institucionet e Kosovës.

Nisma mund të shuhet! Ose mund të jetë emër në skenën politike të Kosovës, e që mund të kontribuoj vetëm në Malishevën e Fatmir Limajt.

Ndryshe, nga kjo parti as që është prit e as që mund të pritet që Kosovës mund t’i ndodh diçka e mirë.

Andaj, për Kosovën dhe shqiptarët do të ishte mirë që të shuhet Nisma, por jo vetëm, pasi kemi edhe parti të tjera, të cilat me shumë pak vota e me koalicione me parti të mëdha që kanë bë para zgjedhjeve kanë arritë të marrin shumë poste ministrore e edhe të zëvendëskryeministrit.

Kjo është skandali më i madh që ka ndodhur në Kosovën e pasluftës, pasi një parti e cila duhet të shuhet të futet në Qeveri për shkak të interesave dhe të udhëheq më popullin e mos të punojnë për popullin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat