E turpshme: Deputetit Fetah Rudi i vështirësohet hyrja në Kuvend

Aktuale

E turpshme: Deputetit Fetah Rudi i vështirësohet hyrja në Kuvend

Nga: H.O. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:15
Fetah Rudi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fetah Rudi përmes një njoftimi në Facebook ka publikuar disa foto derisa hynë brenda sallës së Kuvendit.

Ai thotë se me këtë vështirësi po përballet tash e më shumë se 7 muaj, ndërsa me të njëjtin problem është përballur edhe sa ishte pjesë e Kuvendit Komunal në Malishevë.

Postimi i plotë:

Kur kane kaluar me shume se 7 muaj qe nga dhenia e betimit si deputet i Kuvendit te Kosoves, vetem keshtu mund te hyj ne sallen e Kuvendit! Me nje problem te tille jam ballafaquar edhe per 13 vite sa isha pjese e Kuvendit Komunal ne Mallisheve. Por asnjehere nuk jam ndalur, por gjithmone ne sherbim te qytetareve. Institucionet e Kosoves e kane obligim dhe duhet te punojne qe te krijohet infrastruktura e duhur per personat me aftesi te kufizuara.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat