Protestat e organizuara nga shoqatat e dala nga lufta kundër ftesës ndaj Thaçit dhe Veselit, në të vërtet shpalosi mjerimin me të karakteriozen këto shoqata. Prej fillimit të krijimit të tyre, këto shoqata kanë shfaqur anshmëri, dhe si të tilla nuk kanë pasur mbështetjen e qytetarëve të vendit.
Të thërrasësh protesta në kohë pandemie, me Kosovën në prag të kolapsit shëndetësor, nënkupton mos të përdorësh trurin fare, si një lloj roboti që është në shërbim të dikujt.
Këto shoqata, konkretisht Shoqata e Veteraneve janë po ato që kanë ofenduar publikisht dr. Rugovën, si dhe të gjithë ish aktivistët e vrarë të LDK-së.
Si kryetari i kësaj organizate, ashtu edhe nënkryetari i saj vazhdimisht kanë shfaqur urrejtje ndaj dr.Rugovës, duke vënë nën shërbim të Hashimit dhe PDK-së. A thua me çfarë morali dhe etike këto shoqata thërrasin protestë në kohë pandemie për të mbështetur Thaçin dhe Veselit nga ajo të cilën këta vet e kanë votuar.
Të dytë, e kanë ditur, por edhe të tjerët se do të ftohen nga kjo gjykatë, dorën në zemër Kadriu ishte më i sinqertë, ndërkohë që Hashimi ka bërë përpjekje diplomatike për t’iu shmangur Gjykatës Specialja me favore ndaj Serbisë.
Shoqatat duhet të jenë të paanshme, në shërbim të kauzës të cilën e përfaqësojnë dhe jo të jenë në shërbim të dikujt. Derisa njerëzit kryesor nga Shoqata e Veteranëve ofendojnë Presidentin Historik, dhe themeluesin e shteti të Kosovës dr.Ibrahim Rugova, asnjëherë s’do të mund të jenë në shërbim të Kosovës, por të klaneve të caktuara. Janë më shumë se 100 ish veteranë që kanë bërë vetëvrasje për shkak të kushteve të rënda, por njerëzit e Hashimit në krye të saj kurrë nuk e ngritën zërin për një gjë të tillë. Ata vet janë të pasur,të tillë janë bërë duke qenë në shërbim të PDK, dhe jo të luftëtarëve të vërtetë. Hashimi, për më tepër edhe ka qenë larg frontit, kështu që as veteranë s’mund të jetë. Atëherë pse protestohet kot?