Halil Matoshi reagon ashpër ndaj komentuesve të Mustafës duke i quajtur qenie primitive

Aktuale

Halil Matoshi reagon ashpër ndaj komentuesve të Mustafës duke i quajtur qenie primitive

Nga: E.R Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:29
Halil Matoshi

Zëvendësministëri i MKRS-së, Halil Matoshi, ka reaguar me anë të një postmi ndaj qytetarëve për infektimin e Isa Mustafës me covid-19, duka i quajtur qenie primitive, monstroumë.

''Të gjithë ata që i gëzohen lajmit se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, paska dalë pozitiv në testin e Coronavirusit dhe që komentojnē duke i dëshiruar vdekjen një njeriu, me lehtësi të padurueshme, janë thjeshtë qenie primitive, monstrumë'', ka shkruar Matoshi në Facebook, transmeton ''Bota sot''.

 

Postimi i plotë në Facebook

E papranueshme!

Të gjithë ata që i gēzohen lajmit se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, paskësh dalë pozitiv në testin e Coronavirusit dhe që komentojnē duke i dëshiru vdekje një njeriu, me lehtësi të padurueshme, janë thjeshtë qenie primitive, monstrumë.
I trishtueshëm fakti se çfarë brezi me mendësi mizore, ka kriju lëvizja antiestabilishment, përmes mobilizimit populist në Kosovë!?

P.S.

Policia hetuese e krimeve kibernetike duhet me u marrë dendur me këto profile në Facebook, sepse ky soj njerëzish janë vrasës potencialë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat