Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi ka kujtuar viktimat e masakrës së Srebrenicës.
Hoti ka kërkuar që nesër në ora 13:00 të mbahet një minutë heshtje në të gjithë Kosovën.
Kryeministri është takuar më përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës. Ky takim u mbajt afër 25 vjetorit të masakrës, shkruan "Bota Sot".
Postimi i plotë:
Një minutë heshtje për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës!
Sot i prita përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës, të cilëve u printe Rasim Demiri, kryetar i koalicionit VAKAT dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Takimi u mbajt në prag të 25-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë 8372 civilë boshnjakë. Tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë! Andaj, për t’i nderuar viktimat e kësaj tragjedie, në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që nesër, në të gjithë Kosovën, në orën 13.00, të mbahet një minutë heshtje