Ia dëshiruan vdekjen Mustafës, ish-ministri LDK-së “shpërthen” ndaj qytetarëve: Zoti ju marroftë!

Aktuale

Ia dëshiruan vdekjen Mustafës, ish-ministri LDK-së “shpërthen” ndaj qytetarëve: Zoti ju marroftë!

Nga: A.ZH Më: 10 korrik 2020 Në ora: 17:07
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, është infektuar me Koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se përpos plogështisë, nuk ka simptoma të tjera të Covid-19.

Por, të partit të LDK-së në njoftimin e tij i kanë reaguar shumë qytetarë, të cilët i kanë uruar vdekjen.

Atyre u ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë nga LDK-ja Imet Rrahmani, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ata “janë jashtë koncepteve dhe traditës së qenies shqiptare”.

“Juve, që edhe në fatkeqësinë dhe sëmundjen e të tjerëve gjeni lumturinë, Zoti ju marroftë!!! Ju jeni jashtë koncepteve dhe traditës së qenies shqiptare!”, ka shkruar Rrahmani në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat