Murtezaj: Macron tha se brenda vitit 2020 duhet të arrihet marrëveshja finale Kosovë – Serbi

Aktuale

Murtezaj: Macron tha se brenda vitit 2020 duhet të arrihet marrëveshja finale Kosovë – Serbi

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 18:48
Valon Murtezaj

Valon Murtezaj, këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit Avdullah Hoti, ka thënë që presidenti i Francës, i ka thënë kryeministrit Hoti që brenda vitit 2020 duhet të arrihet marrëveshja finale Kosovë – Serbi.

“Macron në Paris, kryeministrit Hoti i ka thënë që brenda vitit 2020, do të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Aspekti i njohjes është qëllimi kryesor dhe do të duhet të jetë në procesin e dialogut”, ka thënë Murtezaj duke theksuar se këtë, kryeministri Hoti e ka bërë shumë të qartë në fjalimin e tij.

Image

Murtezaj në Info Magazine ka thënë që Macron thotë se është punë e Kosovës që të jenë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes.

“Aq e madhe është bërë çështja e kufirit, sa që kryeministri Hoti ka dashur që të jetë shumë eksplicit, pa diplomaci thotë në fjalimete tij që kjo është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë. Duhet të ja bëjmë të qartë të gjithëve që koha është për njohje”, është shprehur Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat