Ndihmoi zviceranen që u grabit në Kosovë, nderohet polici nga Suhareka

Aktuale

Ndihmoi zviceranen që u grabit në Kosovë, nderohet polici nga Suhareka

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 20:15
Blerim Kuqi

Është pjesëtar i stacionit policor në Suharekë. Por Blerim Kuqin tash e njeh edhe Zvicra. Krejt kjo për shkak të një veprimi që ka bërë.

Kuqi e kishte ndihmuar një grua zvicerane e cila ishte grabitur nga një mik i saj gjatë pushimeve në Kosovë.

Ai e kishte strehuar në shtëpi e tij pranë familjes meqë kishte mbetur në rrugë në mes të Suharekës.

E pikërisht për këtë polici Kuqi sot është nderuar me një mirënjohje nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

I gatshëm për veprime tjera të tilla u shpreh Kuqi derisa pranoi medaljen.

Kuqi u shpall hero në Zvicër. Mediat atje raportuan për të duke e vlerësuar lart aktin që bëri me shtetasen zvicerane.

Gazeta zvicerane Blick.ch, shkruan që e pavarësisht rastit fatkeq që i kishte ndodhur shtetases zvicerane, diçka e mirë kishte ndodhur, një polic i Kosovës nga Suharekë (Blerim Kuqi) kishte treguar vlerat më të mëdha të humanizmit dhe të mikpritjes duke i ofruar strehim dhe përkujdesje derisa ajo kishte marr fluturimin për në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat