Vdes pas lindjes 21 vjeçarja nga Podujeva, ishte e prekur me COVID -19

Aktuale

Vdes pas lindjes 21 vjeçarja nga Podujeva, ishte e prekur me COVID -19

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 23:03
QKUK

Ka humbur jetën një lehonë e cila ishte e prekur me Covid-19. 21 vjeçarja nga Podujeva me inicialet D.P. pas orë pasi ka kryer lindjen me prerje cezariane ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar infektologu Valbon Krasniqi.

“Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive mu konfirmua se ka ndërru jetë pacientja nga komuna e Podujevës e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për tu kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësish pas kthimit në intensivë nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, tha Krasniqi në RTK.

Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

E ndjera e lindur në vitin 1999 sot në orët e pasdites kishte kryer lindjen me prerje cezariane.

Ajo ishte sjell në Klinikë në gjendje të rëndë dhe me urgjencë i ishte kryer lindja.

Ajo ishte në javën e 36 të shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat