Zyrtarja e VV-së reagon ndaj Hykmete Bajramit: Nagavci në mbrojtje të Osmanit, ministrja nuk e kthen kokën pas

Aktuale

Zyrtarja e VV-së reagon ndaj Hykmete Bajramit: Nagavci në mbrojtje të Osmanit, ministrja nuk e kthen kokën pas

Nga: G.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 07:38
Kuvendi i Kosovës

Mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, i është vërsulur kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanit në seancën për rishikimin e Buxhetit.

Pas kësaj u ndërpre seanca.

Por, në momentin kur Ukaj shkoi tek Osmani, ishin deputetët të VV-së ata që ndërhynë, derisa ministrja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e injoroi gjithë rastin, përcjell Bota sot.

Zyrtarja e VV-së, Berita Abazi, ka reaguar duke thënë se gratë e guximshme të VV-së janë heroina, teksa ka publikuar foton nga Kuvendi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Arbërie Nagavci i doli në mbrojtje Osmanit, ndërsa Bajrami as nuk e kthen kokën prapa për bashkëpartiaken e saj.

Postimi i saj i plotë:

Grate e guximshme te VETEVENDOSJE!-s jane heroina.

Sot, Arbërie Nagavci ne mbrojtje te Kryeparlamentares ndersa Hykmete Bajrami, Ministre ne Qeverine Koti nuk e kthen as koken prapa per bashkepartiaken e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat