Ahmeti: Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes

Aktuale

Ahmeti: Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:52
Shpend Ahmeti

Kreu i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes.

“Gjendja e jashtëzakonshme – është diskutuar nga qeveria dhe do të diskutohet nesër nga institucionet që e kanë kompetencën për ta kërkuar nga Kuvendi. Gjendja e jashtëzakonshme është instrument për të marr vendime më shpejtë. Kjo nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes etj”, thotë Ahmeti. “Ende nuk kemi parë propozimet e masave për të vlerësuar se a janë të mira apo jo. Përderisa krejt komunat janë të brengosura për numrin e rritur të të prekurve, megjithatë nuk është paramenduar e as kërkuar mbyllja e plotë”.

Sipas tij ka ende shumë gjëra që mund të bëhen për ta zbutur pandeminë e që nuk janë katastrofale për ekonominë.

“Testet – ende po presim lejet e importit të testeve serologjike për Komunën e Prishtinës. Kjo do të na mundësonte që brenda një periudhe të shkurtër 2 javore të kuptojmë se sa njerëz kanë ndërtuar imunitet dhe më shumë informata demografike dhe shëndetësore në lidhje me virusin”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat