Ambasadori britanik reagon pas sulmit ndaj Vjosa Osmanit, ja si i quan skenat e djeshme

Aktuale

Ambasadori britanik reagon pas sulmit ndaj Vjosa Osmanit, ja si i quan skenat e djeshme

Nga: A.Zh Më: 11 korrik 2020 Në ora: 15:25
Nicholas Abbott dhe Vjosa Osmani

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott, ka reaguar për tensionet e djeshme në Kuvend, ku deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i është vërsulur kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Abbott i ka quajtur shqetësuese skenat e djeshme të konfrontimit dhe agresionit në Kuvend, përcjell Bota sot.

Ambasadori Abbott, ka kërkuar nga politikanët të qëndrojnë të qetë dhe të mos lejojnë të ndizen tensionet.

“Shqetësuese për të parë skenat e konfrontimit fizik dhe agresionit dje në Kuvend. Tani, më shumë se kurrë, Kosovës i duhen përfaqësuesit e saj të zgjedhur që të qëndrojnë të qetë, të mos lejojnë që temperaturat të ndizen dhe të veprojnë në interesin kombëtar”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat