Ganimete Musliu denoncon dy faqe të Facebook-ut në polici, akuzon vëllain e deputetes së VV-së

Aktuale

Ganimete Musliu denoncon dy faqe të Facebook-ut në polici, akuzon vëllain e deputetes së VV-së

Nga: A.Zh Më: 11 korrik 2020 Në ora: 15:35
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka njoftuar se ka denenoncuar në polici dy faqet e Facebook-ut “Qeveria Kurti” dhe “51% me Albinin”.

Këto dy faqe, ajo i akuzon për lajme të rreme për shëndetin e saj, përcjell Bota sot.

Musliu ka thënë se këto faqe janë të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se dyshohet se krijuesi i tyre është Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së VV-së Fitore Pacolli.

Deputetja e PDK-së, ka paralajmëruar edhe një padi civile të hënën.

Postimi i Musliut në Facebook:

Miq dhe qytetarë te dashur

Sapo perfundova denoncimin tim ne polici lidhur me dy faqet e Facebook-ut “Qeveria Kurti” dhe “51% me Albinin” per lajmet e rreme mbi shendetin tim, lajme keto qe te qytetaret perhapin shqetesim, panike e pasiguri dhe mua me portretizojne si te papergjegjeshme ndaj masave te Pandemise dhe si te rrezikshme per shendetin publik ne hapsirat ku une veproj.

Mbrem nuk mu mundesua dhe u pengova qe permes foltores se Kuvendit te denoncoj keto lajme te rrejshme qe kishin te bejne me shendetin tim dhe punen time ne Kuvend dhe i kisha te paqarte reagimet e tyre dhe pengesen qe mu be.

Sot e kam shume te qarte se keto faqe jane te aferta me VV dhe ne baze te informacioneve dyshohet se krijuesi i ketyre faqeve është Fitim Pacolli- vellau i deputetes Fitore Pacolli.

Ju njoftoj se te henen une do te vazhdoj edhe me padi civile.

Te dashur qytetare respektoni masat kunder Pandemise, mbajeni masken dhe ruajeni shendetin. Covid-19 tani me eshte prezent çdo kund. Qeverite shkojne e vijne por qytetaret kane vetem nje jete per ta jetuar!

Fundjave te mirë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat